
Promovimi i librit “E ardhmja” të antropologut francez Marc Augé te Biblioteka Publike “Thimi Mitko”, Korçë
Të dashur lexues të Korçës,
Ju ftojmë në reflektim dhe dialog, me rastin e promovimit të librit “E ardhmja” të antropologut francez Marc Augé, botuar për herë të parë në gjuhën shqipe nga shtëpia botuese Berk, me përkthim të Mikaela Mingës.
“E ardhmja” është një ese filozofike dhe politike që i rikthen lexuesit një ide thuajse të harruar në botën e sotme “të mbingopur” me të tashme. Në një kohë kur horizontet duken të zymta dhe pritshmëritë kolektive të paqarta, Augé na nxit të mendojmë për të ardhmen jo si utopi e largët, por si një akt mendimi, guximi dhe shprese, si një mundësi për të rimenduar mënyrën se si jetojmë, planifikojmë dhe besojmë.
Rreth këtij reflektimi do të bisedojnë:
Jorida Dhembi, Anna Shkreli, dhe Mikaela Minga.
📍 Biblioteka Publike “Thimi Mitko” – Salla e Konferencave
📅 E martë, 24 qershor 2025
🕖 Ora 19:00
📌 Korçë
