
Promovimi i librit “Kafene Monaliza” nga autori Astrit Hykaj te COD
Promovim libri në COD
Në ambientet e Bibliotekës së Kryeministrisë do të zhvillohet promovimi i librit “Kafene Monaliza” nga autori Astrit Hykaj dhe shtëpia botuese Mediaprint.
Një rrëfim i ndjerë dhe plot reflektime mbi jetën, njerëzit dhe kohën, ku realiteti përzihet me kujtesën dhe përditshmërinë shqiptare të viteve ’90. “Kafene Monaliza” është një ftesë për të ndalur, për të pirë një kafe me kujtimet dhe për të parë botën me sytë e letërsisë.
🗓 E enjte, 23 tetor
🕓 Ora 16:30
📍 Biblioteka e Kryeministrisë
