Promovimi i librit “Kostumografia në art” te “COD Kryeministri”
📚 KOSTUMOGRAFIA NË ART
Qendra për Hapje dhe Dialog në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Ombra GVG” dhe autoren Merita Toçila, do të zhvillojnë promovimin e librit “Kostumografia në art”.
Kjo vepër vjen si rezultat i një studimi mbi 10 vjeçar me përgjegjësi të lartë shkencore, që depërton në thelbin e kostumografisë kombëtare, duke ndriçuar veçantinë, natyralitetin, mistiken dhe veshjen, si kod komunikimi përmes simbolikës së trevave të ndryshme.
🗓 E mërkurë, 05 Nëntor 2025, ora 18:00
📍Biblioteka e Kryeministrisë (COD)