Promovimi i librit “Sherifeja” nga Petrit Kasemi Begati te Tirana International Hotel
Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” ka kënaqësinë t’ju ftojë në promovimin e librit “Sherifeja”, me autor Petrit Kasemi Begati.
Libri bazohet mbi dëshminë e drejtpërdrejtë të Sherife Dine (Kasemit), një prej të mbijetuarave të genocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Përmes rrëfimit të saj prekës, lexuesi përballet me vuajtjet, sakrificat dhe qëndresën heroike të grave dhe familjeve çame gjatë viteve tragjike 1944–1945.
Siç shprehet edhe autori, ky rrëfim i kushtohet nënës së tij, Sherifes, por njëkohësisht edhe të gjitha vajzave, motrave dhe nënave çame që u flijuan ose u bënë viktima të këtij genocidi. Libri vjen si një homazh për kujtesën historike dhe si një dëshmi e rëndësishme për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.
🗓️ 22 Qershor 2026
🕖 Ora 19:00
📍 Tirana International Hotel
Mirë se të vini!