Punëtori “Artet Vizuale si Rezistencë dhe Liri” te “Tek Bunkeri”

Nëse je student i arteve vizuale, dizajnit, ose punon dhe praktikon këto fusha; të pëlqen grafika, kolazhi, animimi dhe beson se krijimi ka fuqinë të transformojë gjërat, atëherë “Tek Bunkeri” dhe @trivet_design ju japin mundësinë për të qenë pjesë e workshopit “Artet Vizuale si Rezistencë dhe Liri” në datat 18, 19 (në orën 19:00) dhe 20 dhjetor (në orën 14:00) në ambientet e “Tek Bunkeri”.⚜️

Ne besojmë se kreativiteti është një mjet që duhet të na bëjë të reflektojmë mbi kohërat që po jetojmë. Një mjet që ka fuqinë të frymëzojë rezistencë, të luftojë pabarazinë, heshtjen apo racizmin.🙌🏻
Një mjet që duhet t’i shërbejë të vërtetës, njerëzores, lirisë, empatisë dhe drejtësisë.
Ajo që shohim formëson atë që besojmë se është e mundur, dhe në këtë mënyrë rezistenca ndaj shtypjes bëhet më e lehtë për t’u imagjinuar.
Ndaj, ejani të punojmë së bashku, për artin si rezistencë dhe si formë e ndryshimit të një copëze realiteti.

Për t’u regjistruar, dërgoni mesazh në DM 🙂

Date

18/12/2025

Time

19:00

Location

"Tek Bunkeri", Tirana

Kategorite

QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.