Punëtori ArtMix “Trashëgimia për përfshirjen sociale” nga MuzehLab Durrës

Punëtori ArtMix

Arti na bashkon, trashëgimia na frymëzon!

Ju ftojmë të bëheni pjesë e një punëtorie krijuese ku do të eksplorojmë trashëgiminë kulturore përmes artit bashkëkohor. Duke përdorur forma, ngjyra dhe materiale të ndryshme, pjesëmarrësit do të krijojnë vepra unike të frymëzuara nga elementë të trashëgimisë sonë kulturore, duke promovuar kreativitetin, bashkëpunimin dhe përfshirjen sociale.

📅 28 Korrik 2026
🕡 Ora: 18:30 – 19:30
📍Vendi Lulishtja pranë Torrës Veneciane, Durrës

Punëtoria është e hapur për fëmijë, të rinj dhe familje. Ejani të krijojmë së bashku, të ndajmë histori dhe të zbulojmë se si arti mund të na afrojë me trashëgiminë dhe me njëri-tjetrin.

✨ Pjesëmarrja është falas!

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të programit “Trashëgimia për Përfshirjen Sociale”, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Date

28/07/2026

Location

"Torra Veneciane" Durres

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.