Punëtori krijuese me fëmijë nga GKA te Vila 31 ArtExplora
Si mundet një kostum të tregojë një histori? 🎭
Në këtë punëtori krijuese, fëmijët do të zbulojnë botën e kostumografisë dhe skenografisë përmes veprës së artistit Agim Zajmi. Nga skica te krijimi, pjesëmarrësit do të njihen me procesin e konceptimit të një kostumi skenik dhe do të eksperimentojnë duke realizuar punimet e tyre përmes vizatimit dhe kolazhit.
E zhvilluar në bashkëpunim me Departamentin e Edukimit në Galerinë Kombëtare të Arteve @galeriakombetarearteve , punëtoria i fton fëmijët të eksplorojnë lidhjen mes artit pamor, teatrit dhe imagjinatës.
🖼️ Imazhi: Agim Zajmi, Kostume, 1974, tempera në beze, 50.3 x 70 cm
Date
- 08/09/2026
- Aktivitete të Përfunduara
Location
- Vila 31, ish-Bllok, Tiranë