Punëtori “Venetiku përtej bardhezi” te Muzeu “Marubi” Shkodër
𝗩𝗘𝗡𝗘𝗧𝗜𝗞𝗨 𝗣𝗘̈𝗥𝗧𝗘𝗝 𝗕𝗔𝗥𝗗𝗛𝗘𝗭𝗜 🎨📸
Një punëtori krijuese që i fton fëmijët të zbulojnë fotografinë përmes lojës, ngjyrave dhe imagjinatës. 🖌️✨
Përmes fotografive të ekspozitës “𝙑𝙚𝙣𝙚𝙩𝙞𝙠𝙪: 𝙂𝙟𝙪𝙧𝙢ë𝙫𝙚 𝙩ë 𝙣𝙟ë 𝙛𝙤𝙣𝙙𝙞 𝙛𝙤𝙩𝙤𝙜𝙧𝙖𝙛𝙞𝙠”, fëmijët do të eksplorojnë botën e fotografisë bardhezi, duke ndërhyrë mbi imazhet përmes plastelinës dhe ngjyrave. 🖼️🌈 Duke eksperimentuar me ngjyrën, relievin dhe format, pjesëmarrësit do t’u japin jetë detajeve fotografike dhe do të krijojnë versionin e tyre të Venetikut, përmes një përvoje artistike dhe interaktive. 🎨👐
Aktiviteti do të udhëhiqet nga ekipi edukativ i Muzeut Marubi 🏛️, i cili do t’i shoqërojë fëmijët gjatë gjithë procesit krijues.
📅 11.11.2026
⏰ 10:00–12:00
👥 15 fëmijë
🎒 Mosha: 6–10 vjeç
Aktiviteti është falas dhe nuk kërkon përvojë të mëparshme – mjafton dëshira për të luajtur, eksperimentuar dhe zbuluar fotografinë në një mënyrë të re. ✨
📩 Për rezervime: [email protected]