Punëtoria e artit për fëmijë “Gratë artiste në koleksionin e GKA”
Si mund të na tregojë arti historitë dhe kontributet e grave artiste në Shqipëri?
Më 10 mars, Drejtoria e Edukimit pranë Galerisë Kombëtare të Arteve në bashkëpunim me Vilën 31 x Art Explora zhvillojnë punëtorinë e artit për fëmijë “Gratë artiste në koleksionin e GKA”, një aktivitet krijues që do të mbahet me nxënësit e shkollës “Hasan Vogli”.
Punëtoria synon të sjellë në vëmendje praktikat artistike dhe krijimet e grave artiste të përfshira në koleksionin e Galerisë Kombëtare të Arteve, si dhe kontributin e tyre në historinë e zhvillimit të artit shqiptar.
Përmes një procesi krijues dhe bashkëbisedimi, nxënësit do të eksplorojnë identitetin, temat dhe gjuhën artistike të dy artisteve nga koleksioni i GKA-së, Androniqi Zengo Antoniu dhe Lumturi Blloshmi, duke krijuar punë të frymëzuara nga praktikat e tyre. Punëtoria synon të nxisë shprehjen personale përmes artit dhe të hapë një hapësirë reflektimi mbi rolin e grave në art dhe në shoqëri.
……
How can art tell the stories and highlight the contributions of women artists in Albania?
On March 10, the Education Department of the National Gallery of Arts (Albania), in collaboration with Vila 31 x Art Explora, will hold the children’s art workshop “Women Artists in the NGA Collection”, a creative activity organized with students from “Hasan Vogli” School.
The workshop aims to bring attention to the artistic practices and works of women artists included in the collection of the National Gallery of Arts (Albania), Androniqi Zengo Antoniu and Lumturi Blloshmi, as well as to their contribution to the development of Albanian art history.
Through a creative process and discussion, students will explore the identity, themes, and artistic language of two artists from the NGA collection, creating artworks inspired by their practices. The workshop aims to encourage personal expression through art while opening a space for reflection on the role of women in art and in society.
……
📍Vila 31 x Art Explora
Imazhi: Lumturi Blloshmi, Parashutistja, 1973, Vaj në pëlhurë, 70 × 50 cm, Koleksioni i Galerisë Kombëtare të Arteve