Punëtoria kreative “Vizatim me dritë (Light Drawing)” te Muzeu Marubi
𝗛𝗜𝗥𝗥𝗝𝗘 𝗘 𝗛𝗔𝗣𝗨𝗥! 🎨✨
Punëtoria kreative “𝙑𝙞𝙯𝙖𝙩𝙞𝙢 𝙢𝙚 𝙙𝙧𝙞𝙩𝙚̈ (𝙇𝙞𝙜𝙝𝙩 𝘿𝙧𝙖𝙬𝙞𝙣𝙜)” fton pjesëmarrësit në një udhëtim eksperimental në botën magjike të dritës dhe lëvizjes, në frymën e fotografive të Gjon Milit ✨📸
Përmes përdorimit të burimeve të dritës dhe ekspozimit të gjatë fotografik, pjesëmarrësit do të krijojnë vizatime në hapësirë, duke luajtur me gjurmët e dritës dhe duke realizuar imazhe unike që bëhen të dukshme vetëm përmes fotografisë 💡🌀
Në këtë proces krijues, pjesëmarrësit do të eksplorojnë marrëdhënien mes fotografisë, vizatimit dhe performancës, duke zbuluar mënyra të reja shprehjeje artistike dhe duke zhvilluar imagjinatën e tyre 🎭🌌
Aktiviteti do të udhëhiqet nga ekipi edukativ i Muzeut Marubi, i cili do t’i shoqërojë pjesëmarrësit gjatë gjithë kësaj eksperience krijuese.
📅 Data: 25 Qershor 2026
🕙 Ora: 11:00 – 13:00
👧🧑 Mosha e rekomanduar: +15 vjeç
👥 Numri i pjesëmarrësve: 15 nxënës
Aktiviteti është falas dhe nuk kërkon përvojë të mëparshme – mjafton kurioziteti dhe dëshira për të krijuar me dritë 🌟
📩 Na kontaktoni në: info@marubi.gov.al