Punëtoria krijuese “Dritë-hije” (Shadow Stories) te Muzeu i Fotografisë “Marubi” Shkodër

𝗧𝗛𝗜𝗥𝗥𝗝𝗘 𝗘 𝗛𝗔𝗣𝗨𝗥!

Punëtoria krijuese “𝘋𝘳𝘪𝘵ë-𝘏𝘪𝘫𝘦 (𝗦𝗵𝗮𝗱𝗼𝘄 𝗦𝘁𝗼𝗿𝗶𝗲𝘀)” është një aktivitet argëtues dhe edukativ, i cili fton fëmijët të zbulojnë lojën magjike mes dritës dhe hijes. Duke përdorur ndriçim artificial dhe silueta të prera nga fotografitë e arkivit, pjesëmarrësit do të krijojnë kompozime të reja, duke parë se si drita formëson hapësirën, ndryshon intensitetin dhe transformon format.

Nëpërmjet këtij procesi krijues, fëmijët do të eksperimentojnë me narrativat vizuale, duke i dhënë fotografive histori të reja dhe duke u bërë pjesë aktive e rrëfimit artistik. Aktiviteti është menduar për të nxitur imagjinatën, lojën dhe aftësitë e të shprehurit vizual, në një atmosferë të ngrohtë dhe bashkëpunuese.

Punëtoria do të udhëhiqet nga mentorja Jozefina Vokrri, e cila do t’i drejtojë pjesëmarrësit gjatë gjithë procesit të krijimit.

📅 Data: 8 Tetor 2025
🕙 Ora: 10:00 – 12:00
👥 Numri i pjesëmarrësve: Deri në 15 fëmijë
👧🧒 Mosha e rekomanduar: 6–12 vjeç

Ky aktivitet është falas dhe nuk kërkon përvojë të mëparshme në art. E vetmja gjë që duhet të sillni është kurioziteti dhe dëshira për të krijuar!

Date

08/10/2025
Aktivitete të Përfunduara

Time

10:00

Location

Muzeu "Marubi" Shkoder
QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.