Punëtoria krijuese “Long exposure – Gjurmët e lëvizjes” te Muzeu “Marubi” Shkodër
𝗧𝗛𝗜𝗥𝗥𝗝𝗘 𝗘 𝗛𝗔𝗣𝗨𝗥!
Punëtoria krijuese “𝙇𝙤𝙣𝙜 𝙀𝙭𝙥𝙤𝙨𝙪𝙧𝙚 – 𝙂𝙟𝙪𝙧𝙢ë𝙩 𝙚 𝙡ë𝙫𝙞𝙯𝙟𝙚𝙨” 📸 fton të rinjtë të zbulojnë se si koha mund të shihet dhe të interpretohet përmes fotografisë.
Duke përdorur teknikën magjike të ekspozimit të gjatë, pjesëmarrësit do të mësojnë të kapin lëvizjen dhe të kuptojnë bashkëveprimin mes dritës, kohës dhe subjektit, për të krijuar fotografi që shprehin ndjesinë e kalimit të kohës dhe energjinë e momentit.
Nëpërmjet këtij procesi, fotografia shndërrohet nga një moment i ngrirë në një rrëfim poetik për ritmin dhe lëvizjen. Punëtoria nxit vëzhgimin, krijimtarinë dhe imagjinatën 🌟, duke e kthyer eksperimentimin me dritën në një lojë të bukur artistike.
Punëtoria do të udhëhiqet nga ekipi edukativ i Muzeut Marubi 🏛️, i cili do t’i shoqërojë pjesëmarrësit gjatë gjithë procesit të krijimit.
📅 Data: 12 Nëntor 2025
🕙 Ora: 10:00 – 12:00
👥 Numri i pjesëmarrësve: 15
👧🧑 Mosha e rekomanduar: 14–18 vjeç
Ky aktivitet është falas dhe nuk kërkon përvojë të mëparshme në fotografi. Mjafton dëshira për të vëzhguar, për të eksperimentuar dhe për të parë botën ndryshe – përmes dritës dhe kohës ✨.
📩 Na kontaktoni në: info@marubi.gov.al