
Punëtoria mbi ekspozitën “Peep Show Box: Një teatër letre i Pazarit të Vjetër”
𝐓𝐡𝐢𝐫𝐫𝐣𝐞 𝐞 𝐡𝐚𝐩𝐮𝐫
“𝙋𝙚𝙚𝙥 𝙎𝙝𝙤𝙬 𝘽𝙤𝙭: 𝙉𝙟ë 𝙩𝙚𝙖𝙩ë𝙧 𝙥𝙧𝙚𝙟 𝙡𝙚𝙩𝙧𝙚 𝙞 𝙋𝙖𝙯𝙖𝙧𝙞𝙩 𝙩ë 𝙑𝙟𝙚𝙩ë𝙧 𝙩ë 𝙎𝙝𝙠𝙤𝙙𝙧ë𝙨”
👩🏫 Mentore: Jozefina Vokrri
📅 Data: 27 Gusht 2025
🕙 Ora: 10:00 – 13:00
👧👦 Pjesëmarrës: 10
📌 Mosha: 10–15 vjeç
Punëtoria “Peep Show Box: Një teatër letre i Pazarit të Vjetër” është një aktivitet krijues 🎨 dhe edukativ 📚 që fton nxënësit të ndërtojnë një kutizë të vogël “peep show”, frymëzuar nga fotografitë historike të Koleksionit Marubi 🖼️ që dokumentojnë jetën në Pazarin e Vjetër të Shkodrës.
“Peep Show Box” është një formë mini-teatri vizual, ku përmes një kutie të bërë me dorë, spektatori sheh një skenë të përbërë nga disa shtresa, duke krijuar ndjesinë e thellësisë dhe rrëfimit vizual. Kjo teknikë artistike do të përdoret nga nxënësit për të imagjinuar dhe rikrijuar një pamje nga e kaluara urbane të qytetit tonë 🏙️.
Kjo teknikë, me rrënjë në teatrin optik të shekullit XIX 🔍, do të shërbejë si një mënyrë kreative për të rivizituar kujtesën vizuale të qytetit.
𝐌𝐛𝐢 𝐩𝐣𝐞𝐬𝐞𝐦𝐚𝐫𝐫𝐣𝐞𝐧 𝐧𝐞 𝐩𝐮𝐧𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢
🔖 Prindërit duhet të regjistrojnë pjesëmarrësin/-en duke na dërguar një email📧 info@marubi.gov.al ku shënohet emri i pjesëmarrësit/-es, mosha si dhe emri i personit që e shoqëron në muze. Në përgjigje të kërkesës, stafi i muzeut do të dërgojë një konfirmimi.
⚠️𝘋𝘶𝘬𝘦 𝘲𝘦𝘯𝘦 𝘴𝘦 𝘯𝘶𝘮𝘳𝘪 𝘦𝘴𝘩𝘵𝘦 𝘪 𝘭𝘪𝘮𝘪𝘵𝘶𝘢𝘳, 𝘷𝘦𝘵𝘦𝘮 𝘢𝘵𝘢 𝘲𝘦 𝘮𝘢𝘳𝘳𝘪𝘯 𝘦𝘮𝘢𝘪𝘭-𝘪𝘯 𝘦 𝘬𝘰𝘯𝘧𝘪𝘳𝘮𝘪𝘮𝘪𝘵 𝘯𝘨𝘢 𝘢𝘯𝘢 𝘦 𝘮𝘶𝘻𝘦𝘶𝘵, 𝘮𝘶𝘯𝘥 𝘵𝘦 𝘮𝘢𝘳𝘳𝘪𝘯 𝘱𝘫𝘦𝘴𝘦.
🔖Në momentin e shoqërimit, shoqësuesi/-eja duhet të firmosë dhe të lerë një numër kontakti për çdo rast nevoje komunikimi nga ana e stafit të muzeut.
🔖 Në përfundim të punëtorisë, asnjë fëmijë nuk është i lejuar të lërë hapësirën e muzeut i pa shoqëruar ndaj do t’ju luteshim të respektonit oraret.
ℹ️ Për informacione të tjera mbi punëtoritë, mund të kontaktojmë përmes adresës email 📧 info@marubi.gov.al ose në numrat e telefonit📳 +355 22 400 500 / +355 68 907 1797
