Punëtoria “Pop-up Books” te Muzeu “Marubi” Shkodër
𝗧𝗛𝗜𝗥𝗥𝗝𝗘 𝗘 𝗛𝗔𝗣𝗨𝗥! 📖✨
Punëtoria kreative “𝙋𝙤𝙥-𝙪𝙥 𝘽𝙤𝙤𝙠𝙨” ju fton të zbuloni botën magjike të librave tredimensionalë, që marrin jetë sa herë hapet një faqe 🌟📚
Përmes teknikave të thjeshta të palosjes, prerjes dhe ngjitjes, pjesëmarrësit do të mësojnë si funksionojnë mekanizmat pop-up dhe do t’i përdorin për të krijuar një faqe apo një mini-libër unik 🎨✂️
Të frymëzuar nga fotografitë e Arkivit Marubi, do të transformojmë imazhet nga dy dimensione në kompozime tredimensionale, duke i dhënë një perspektivë të re fotografisë dhe duke treguar histori në një mënyrë interaktive dhe krijuese 🖼️📐
Në këtë proces krijues, pjesëmarrësit do të eksplorojnë lidhjen mes fotografisë, hapësirës dhe narracionit vizual, duke zhvilluar imagjinatën dhe aftësitë e tyre artistike 🌈
Aktiviteti do të udhëhiqet nga ekipi edukativ i Muzeut Marubi 🏛️, i cili do t’i shoqërojë pjesëmarrësit gjatë gjithë kësaj eksperience krijuese.
📅 Data: 16 korrik 2026
🕙 Ora: 10:00 – 12:00
👥 Numri i pjesëmarrësve: 15
👧🧑 Mosha e rekomanduar: +9 vjeç
Aktiviteti është falas dhe nuk kërkon përvojë të mëparshme – mjafton dëshira për të vëzhguar, për të eksperimentuar dhe për të parë botën ndryshe ✨
📩 Na kontaktoni në: info@marubi.gov.al