Punëtoria/Thirrje për pjesëmarrje “Teknikat e hershme të fotografisë” nga Qendra Rinore ARKA

𝗧𝗛𝗜𝗥𝗥𝗝𝗘 𝗣Ë𝗥 𝗣𝗝𝗘𝗦Ë𝗠𝗔𝗥𝗥𝗝𝗘 📸

𝗧𝗘𝗞𝗡𝗜𝗞𝗔𝗧 𝗘 𝗛𝗘𝗥𝗦𝗛𝗠𝗘 𝗧Ë 𝗙𝗢𝗧𝗢𝗚𝗥𝗔𝗙𝗜𝗦Ë
Qendra Rinore ARKA dhe Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” shpallin thirrjen për pjesëmarrje për punëtoritë në kuadër të ditëve të teknikave të hershme të fotografisë, që do të organizohen nga data 𝟮𝟴-𝟯𝟭 𝗧𝗲𝘁𝗼𝗿 𝟮𝟬𝟮𝟱.

🗓️Punëtoritë synojnë të vazhdojnë iniciativën e Muzeut Marubi që nisi në vitin 2023 dhe u zhvillua më tepër gjatë vitit 2024 me rikthimin e magjepsjes së realizimit të fotografisë me pllaka xhami, përmes teknikave të hershme të fotografisë — nga daguerreotipia në kolodiumin e lëngshëm.

✨Punëtoritë janë konceptuar si një program masterclass-ash me leksione për historinë e fotografisë, praktika të teknikave të hershme, biseda të hapura për publikun dhe prezantime të fotografive të realizuara nga pjesëmarrësit.

🎞️📍 Hapësira ku do të zhvillohet programi: Qendra Rinore ARKA dhe Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”

👧🧑 Aplikimi i pjesëmarrësve iu drejtohet fëmijëve (8-12 vjec) dhe të rinjve me interes në njohjen, kultivimin dhe përhapjen e fotografisë së hershme.
📧 Për të aplikuar, dërgoni një email në info@marubi.gov.al deri më datë 𝟮𝟲 𝗧𝗲𝘁𝗼𝗿 𝟮𝟬𝟮𝟱.

Në përgjigje të kërkesës për pjesëmarrje, stafi i Muzeut Marubi do të dërgojë një konfirmim.

🤝 Ky program zhvillohet nga Qendra Rinore ARKA në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” dhe mbështetet nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit.

Date

28/10/2025

Çmimi

Me aplikim

Location

Qendra Arka Shkodër

Vendndodhje të tjera

Muzeu "Marubi" Shkoder

Kategorite

QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.