Punëtoria “Trashëgimia për Përfshirjen Sociale” nga Muzeh Lab
Në kuadër të projektit “Trashëgimia për Përfshirjen Sociale”, ju ftojmë të bëheni pjesë e një pasditeje kreative ku arti, tradita dhe ndërgjegjësimi social bashkohen në një eksperiencë unike për të gjithë komunitetin.
📅 27 Qershor 2026
⏰ 18:30 – 20:00
📍 Lulishtja afër Torrës Veneciane, Durrës
Gjatë aktivitetit do të zhvillohen njëkohësisht dy punëtori artistike:
🧵 Me artisten Ledia Sevdari pjesëmarrësit do të zbulojnë artin e macramé-së dhe do të mësojnë si nyjet e thjeshta mund të shndërrohen në krijime dekorative të frymëzuara nga trashëgimia dhe identiteti lokal.
🎨 Ndersa bashke me artisten Dajana Mazhi do te eksplorohet tema “Fëmijët në Situatë Rruge – Ndërgjegjësim përmes Artit dhe Kreativitetit”, një hapësirë ku përmes pikturës, qendisjes dhe aktiviteteve krijuese do të reflektojmë mbi rëndësinë e empatisë, solidaritetit dhe përfshirjes sociale.
Përmes punës me duar, ngjyrave dhe krijimtarisë, do të eksplorojmë se si arti mund të na ndihmojë të tregojmë histori, të ndërtojmë lidhje me njëri-tjetrin dhe të kuptojmë më mirë realitetet që na rrethojnë.
✨ Pjesëmarrja është e lirë dhe e hapur për të gjitha grupmoshat. Ju mirëpresim të krijojmë së bashku! #TrashëgimiaPërPërfshirjenSociale #ArtMix #Artizanat #Durrës #muzehlab