Punëtoria “Vizatojmë me dritë” te Muzeu “Marubi” Shkodër
𝗧𝗛𝗜𝗥𝗥𝗝𝗘 𝗘 𝗛𝗔𝗣𝗨𝗥! 🎨✨
Punëtori kreative “𝙑𝙞𝙯𝙖𝙩𝙤𝙟𝙢𝙚̈ 𝙢𝙚 𝘿𝙧𝙞𝙩𝙚̈” fton të rinjtë në një përvojë eksperimentale në Muzeu Marubi, ku fotografia zbulohet jo vetëm si imazh, por si proces krijues dhe kërkimor 📸💡
Në errësirë, përmes teknikës së vizatimit me dritë dhe ekspozimit të gjatë, pjesëmarrësit do të eksplorojnë marrëdhënien mes lëvizjes, kohës dhe hapësirës. Drita shndërrohet në mjet shprehjeje artistike, duke kapur gjurmë, forma dhe emocione në mënyra të papritura ✨🌌.
Përmes eksperimentimit dhe imagjinatës, nxënësit do të mësojnë të mendojnë ndryshe për fotografinë, duke e kthyer atë në një proces lozonjar dhe krijues që i fton të eksplorojnë lirshëm idetë e tyre 💫
Aktiviteti do të udhëhiqet nga ekipi edukativ i Muzeut Marubi, i cili do t’i shoqërojë nxënësit gjatë gjithë kësaj aventure krijuese.
📅 Data: 5 Mars 2026
🕙 Ora: 10:00 – 12:00
👧🧑 Mosha e rekomanduar: +15 vjeç
👥 Numri i pjesëmarrësve: 15 të rinj
Aktiviteti është falas dhe nuk kërkon përvojë të mëparshme në fotografi – mjafton kurioziteti, dëshira për të eksperimentuar dhe për të parë botën ndryshe, përmes dritës dhe ngjyrës 🌈✨
📩 Na kontaktoni në: info@marubi.gov.al
Date
- 05/03/2026
Location
- Muzeu "Marubi" Shkoder
Organizer
Muzeu i Fotografisë "Marubi" Shkodër