READ FOR REAL – European Authors Day 2026 – Takim me Margo Rejmer

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë bëhet pjesë e hartës së vendeve mikpritëse të READ FOR REAL – European Authors Day 2026, duke e sjellë këtë nismë letrare në Tiranë, përmes një takimi kushtuar letërsisë, kujtesës dhe rrëfimit 📚.

➡️ Më 12 nëntor, ora 11:00, në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë 🇦🇱 mirëpresim shkrimtaren polake Małgorzata Rejmer🇵🇱, në një bisedë me temë “Shqipëria mes kujtesës dhe rrëfimit”, ku do të diskutohen letërsia, përvoja shqiptare dhe mënyrat se si kujtesa shndërrohet në rrëfim letrar.

📌 Takimi do të shoqërohet edhe me një ekspozitë tematike kushtuar letërsisë polake në Shqipëri.

🔑 Përmes këtij aktiviteti, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë i bashkohet një rrjeti evropian veprimtarish që promovojnë autorët, leximin dhe dialogun kulturor përtej kufijve.

📍 Qendra “Sotir Kolea”
📅 12 nëntor 2026 | 11:00

Ju mirëpresim!

Date

12/11/2026
Kategorite

Location

Salla "Sotir Kolea", Biblioteka Kombëtare
Rruga e Elbasanit, Tiranë

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.