“Rezidenca e Kinemasë” në Himarë
Rezidenca e Kinemasë vjen në Himarë!
Nga 2–5 tetor, Himara bëhet një hapësirë takimi me kinemanë dhe njerëzit që e krijojnë atë.
🎞️ Programi nis me shfaqjen e filmit “Shpella e Piratëve” – një nga filmat e dashur të kinemasë shqiptare.
📅 2 tetor | Ora 19:00 📍 Salla “Neço Muko” 🎟️ Hyrja e lirë
Në ditët në vijim, të rinjtë do të bëhen vetë pjesë e procesit krijues, përmes punëtorive të filmit artistik dhe animacionit, të mentoruar nga profesionistë të fushës.
🎥 Rezidenca e Kinemasë është një mundësi për ta parë filmin, por edhe për të zbuluar çfarë ndodh pas kamerës: si lind një ide, si merr formë një histori dhe si kthehet ajo në imazh.