romantics in opera tirana

“Romantikët në Opera” te TKOB

Një udhëtim magjik, i cili na shpie në fillim të shekullit XIX e deri në mes të tij, në periudhën e romantizmit, gjatë së cilës filluan të dilnin në skenë veprat e Schumann-it dhe Mendelssohn-it!

☺️Koncerti do të hapet me Premierën Botërore të veprës “Morea”, për violinë dhe orkestër, të kompozitorit shqiptar, të mirënjohur ndërkombëtarisht, Thoma Simaku (fitues i çmimit “Çesk Zadeja” nga Ministria e Kulturës në vitin 2022), ku solist do të jetë violinisti i shquar, Leonard Simaku.

👏🏻Pianisti Costantino Catena, i cili vjen nga bashkëpunimi me konservatorin, Giuseppe Martucci Salerno, do të luaj koncertin për piano në La minor të Robert Schumann-it, një nga veprat më të përfaqësuese të pianizmit të periudhës romantike.

⚜️Në pjesën e fundit të koncertit, Simfonia Nr. 3 e Felix Mendelssohn-it, kompozitorit gjerman, bashkëkohës i Robert Schumann-it, na transporton në peizazhet mistike të Skocisë.

🎶Me orkestrën simfonike nën drejtimin e dirigjentit polak Rafał Janiak, mbyllim një shtator plot me koncerte.

🎟️Biletat mund t’i merrni çdo ditë pranë biletarisë së TKOB-së nga ora 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00. Kurse ditët e shfaqjes, ora 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10. Ju presim!

Date

27/09/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

20:00

Location

Teatri i Operas dhe Baletit

Kategorite

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart