
“Rroftë jeta – Petro Marko” te “Teatri i Metropolit” Tirane
“Rroftë jeta – Petro Marko”
🎥 I ideuar si një dokumentar lëvizës, mbrëmja kushtuar poetit, publicistit, gazetarit dhe shkrimtarit të njohur Petro Marko, vjen në kuadër të 110 vjetorit të tij.
🌙 Kjo është një mbrëmje që do ti kushtohet gjithë jetës së tij, që nga fëmijëria, rinia, ku përfshihen veprat e dorëshkrimet e tij të cilat do të interpretohen nga aktorët e njohur, Ndriçim Xhepa, Yllka Mujo dhe Rajmonda Bulku, Kristaq Skrami të cilat gjithashtu do të shoqërohen nga një dokumentar filmik, i cili përfshin, xhirime të tij, dorëshkrime, letërkëmbime etj.
🎭 E ideuar si një mbrëmje mes miqsh ku krahas fjalës nuk do të mungoj as muzika live, e cila do të shoqërojë në skenë këta emra të njohur.
📸 Kjo mbrëmje është menduar të shoqërohet edhe nga një ekspozitë fotografike nga foto të ruajtura nga arkivi familjar dhe jo vetëm. Janë foto të ndryshme të shkrimtarit me familjen, miqtë, kolegët, faksimile dorëshkrimesh, etj.
🎉 Qëllimi i këtij eventi, është jo vetëm të nderoj figurën e Petro Markos por edhe të ketë një pjesëmarrje të gjerë në event, duke nisur që nga personalitete të larta të vendit, të politikës, kulturës, artit, letërsisë e deri tek lexuesit e Petro Markos.
🗓️ 13 NËNTOR 2023
🕰️ Ora 19:00
🎟️ Hyrja e lirë 🔗
“Vëmendje! 🚨
Ky event është falas 🎉 por vendet janë të limituara! 🪑 Rezervoni vendin tuaj sa më shpejt për të qenë pjesë! 📲✨
☎️ Për informacione dhe rezervime:
+355 67 227 0668
