“Rrugëtim i Ëndërrt” – 50 Vjetori Animacionit Shqiptar
“Rrugëtim i Ëndërrt” – 50 Vjetori Animacionit Shqiptar 🇦🇱
🔠 ËNDËRRT mb.
Është ai që bëhet si në ëndërr, fantastik; shumë i këndshëm.
📖 ËNDËRR f.
1. Ajo që shohim në gjumë, varg vegimesh, figurash, ngjarjesh etj. që na shfaqen kur flemë.
2. Dëshirë e zjarrtë për diçka që duam të na plotësohet në të ardhmen.
3. Diçka e krijuar nga përfytyrimet, nga imagjinata ose nga fantazia; dëshirë a synim që nuk mund të plotësohet, diçka e ëndërruar me kot, lodër e fantazisë; gjë e kotë, iluzion.
❤️ Përkëdhel një ëndërr.
Kështu nisi dikur nga vitet 1974 – 1975, ndodhi “ëndrra” me të gjitha dimensionet e fjaleve që fjalori shqip përmban për të bërë shpjegimin ndijor, emocional apo literal të asaj që po vinte si detyrë dhe krijmtari, plot guxim e frikë. Mrekullia e krjimit të studios së animacionit ose, siç njihej asokohe, filmi multiplikativ, filloi të frymonte kudo: nga krijuesit e deri tek publiku.
Eventi “Rrugëtim i ëndërrt” do të celebrojë krijimtarinë 50 vjeçare të këtij zhanri kaq të bukur e të veçantë në Shqipëri, nëpërmjet një konceptimi modern audiovizual.
Na ndiqni 👉 16 – 18 dhjetor 2025
📌 Kinema Millennium
📌 Kinema Drita, në AQSHF
📌 Kinema Agimi
📌 Kinema Maks Velo, Laprakë
📌 Tirana Moon
📌 Universiteti i Arteve
📌 Parku Rinia