Seminar “Fjala shqipe në gjuhë të huaj”

“FJALA SHQIPE NE GJUHE TE HUAJ, rezultat i një bashkëpunimi mes Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit & Qendrës së Botimeve për Diasporën, me mbështetjen e Fafa Resort, është një Seminar mbi letërsinë, përkthimin dhe gjuhën me pjesëmarrjen e përkthyesve letrarë të shqipes nga vende të ndryshme të Evropës.

Seminari synon të krijojë një hapësirë profesionale bashkëpunimi ndërmjet përkthyesve, autorëve, botuesve dhe institucioneve, duke trajtuar në mënyrë të integruar problematikat e përkthimit, botimit, promovimit dhe qarkullimit të letërsisë shqipe në tregun ndërkombëtar.

Në këtë kuadër:

QKLL-ja fokusohet te mbështetja e përkthimit të letërsisë shqipe në gjuhë të huaja; njohja e përkthyesve me panoramën e letërsisë shqipe bashkëkohore; krijimi i një rrjeti kontaktesh mes protagonistëve të këtij procesi; prezantimi dhe përmirësimi i mekanizmave të mbështetjes së përkthimit; përhapja dhe promovimi i letërsisë shqipe jashtë vendit…

QBD-ja, në mbështetje të programit të botimeve dygjuhëshe dhe rezidencës së përkthyesve, zhvillon komponentin formues, me fokus formimin, zhvillimin profesional dhe mbështetjen e përkthyesve nga gjuha shqipe në gjuhë të huaja, si dhe identifikimin e përkthyesve të rinj nga diaspora. Ky komponent realizohet edhe përmes dy punëtorive praktike: “Tungjatjeta” dhe “Udhërrëfyesit kulturorë – Gjirokastra”.

📚📚📚📚📚📚📚📚📚

FJALA SHQIPE NE GJUHE TE HUAJ

📍 22-25 tetor 2026,

📍 Fafa resort – Golem

Date

22 - 25/10/2026
Në zhvillim

Location

"Fafa Resort" Golem

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.