“Sequeze e Frequenze” në Shqipëri

Muzika elektronike flet një gjuhë pa kufij. Është një kod i hapur, i aftë të krijojë lidhje të thella mes vendeve, kohëve dhe njerëzve.
Me SEKUENCA DHE FREKUENCA duam të eksplorojmë pikërisht këtë potencial: të përdorim tingullin si një mjet marrëdhënieje, për të ndërthurur gjeografi, imagjinata dhe komunitete artistike.
“Italia dhe Shqipëria takohen në Tiranë në një rrjet frekuencash, bashkëpunimesh dhe pranish. Festivali zhvillohet si një ekosistem marrëdhëniesh, ku çdo performancë është një pikë kontakti mes botësh të ndryshme — një mundësi dëgjimi, zbulimi dhe transformimi.
Tirana bëhet kështu një hapësirë e hapur, një trup në vibrim. Vendndodhjet e saj — ArTurbina, Vila31, Tunèl Terrace — nuk janë vetëm konteinerë, por pjesë aktive e kësaj rrjete të ndjeshme, që amplifikon zëra, lidh përvoja, gjeneron dialogë.”
Luca Maria Baldini – kurator i SEKUENCA DHE FREKUENCA

Në program:
Lorenzo Senni, Heith, Samuel, Andrea Veneri, Siderea me Musica Nova Ensemble nën drejtimin e Harlen Nikkoli, Xhudi Dodaj, Xhulia Dodaj, Blerina Durmishaj, Remino Sula, VITTILUCCHI, Pakkiosans, Riccardo Cappelluti, Massimo Ciancarelli, Francesco De Sanctis, Luca Maria Baldini, Igor Imhoff.

📌 Mbrëmja e datës 30/5 në kujdesin e ROBOT Festival.

🤝 Partnerë: Konservatori i Peskara, Vila31 Artexplora, Robot Festival, Ibrida Festival, Trieste Science Plus Fiction Film Festival, Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë, Tunèl Tirana.

Date

28/05/2025
Aktivitete të Përfunduara

Time

18:30
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart