Sesionet trajnuese “Art & Engagement” nga Swiss Cultural Fund
Miq, a jeni gati të zbuloni mënyra të reja për t’u angazhuar përmes artit?
Projekti ynë “Art & Engagement” rinis së shpejti me sesionet trajnuese që këtë herë do të zhvillohen në qytetet Durrës, Tiranë, Lezhë dhe Elbasan. Takime të dedikuara për të rinjtë që duan të shprehin zërin e tyre nëpërmjet artit.
📍 Trajnimi i parë do të mbahet në Durrës!
📅 Data: 11 dhjetor 2025
🕒 Ora: 17:00
📌 Vendi: Amor Bookstore – Durrës
📍 Trajnimi i dytë do të mbahet në Tiranë!
📅 Data: 17 dhjetor 2025
🕒 Ora: 11: 00
📌 Vendi: UET Tiranë
Gjatë këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë:
🔗 Të zhvillojnë aftësi për t’u angazhuar në projekte artistike
🎭 Të eksplorojnë mënyra të reja të shprehjes dhe ndikimit përmes artit.
Ky trajnim është një mundësi e veçantë për të gjithë artistët e rinj që duan të rriten, të eksperimentojnë dhe të krijojnë impakt në komunitetin e tyre. 🌟
—
Mbështetur nga Fondi Kulturor Zviceran, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), zbatuar nga Qendra për Biznes, Teknologji dhe Lidership (CBTL).