Sexteti Ballkanik “Pro Arte” te Universiteti i Arteve

Ju ftojmë në koncertin e ansamblit
Sexteti Ballkanik “Pro Arte” i cili performon në Tiranë – 31 Mars 2025 pranë sallës së madhe të Universitetit të Arteve.

Ky ansambël unik është formuar në vitin 2013 nga artistë të shquar nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, të cilët ndajnë një pasion të përbashkët për muzikën e dhomës dhe bashkëpunimin kulturor në rajonin e Ballkanit.

Gjatë viteve, sexteti ka performuar në skena të rëndësishme, duke fituar vlerësime për cilësinë artistike dhe përkushtimin ndaj promovimit të veprave klasike dhe bashkëkohore.

Përbërja e ansamblit:
• Lejla Haxhiu Pula – Piano
• Enkelejda Zajmi Gorani – Flaut
• Marina Nikolovska – Oboe
• Astrit Mustafa – Klarinetë
• Orges Malaj – Fagot
• Ilir Kodhima – Korno

Programi përfshin vepra nga kompozitorët:
• L. Thuille
• K. Aliçkaj
• E. Sina
• A. Benjamin

Ky koncert organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës dhe Universitetin e Arteve, Tiranë.

Një falënderim i veçantë shkon për EUROSIG mbështetjen.

Ansambli nderon gjithashtu kujtimin e profesorit dhe fagotistit Fatos Jaho, i cili ishte pjesë e formacionit të parë të sextetit. Kontributi dhe arti i tij kanë lënë gjurmë të pashlyeshme, dhe ansambli vazhdon ta çmojë kontributin e tij dhe të ruajë kujtimin për artin që ai dhuroi.

Ky koncert do të ofrojë një përvojë muzikore të pasur dhe të larmishme, duke sjellë vepra klasike, gjithashtu edhe krijime bashkëkohore të kompozitorëve ballkanikë.

Jeni të mirëpritur!

Date

31/03/2025
Aktivitete të Përfunduara

Time

19:00 - 21:00

Çmimi

Hyrje e lirë

Location

Salla e madhe Universiteti i Arteve
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart