
“Sfidat e Artit Bashkëkohor” – Exhibition Talk
🎨 “Sfidat e Artit Bashkëkohor” – Exhibition Talk
Qendra për Hapje dhe Dialog në bashkëpunim me Universitetin Polis, organizojnë një bisedë të hapur në kuadër të ekspozitës “Tempo” nga Jakup Ferri.
Kjo tryezë diskutimi synon të trajtojë sfidat me të cilat përballet arti bashkëkohor sot: raporti me publikun, roli i institucioneve kulturore, procesi krijues dhe vendi i artistit në realitetin aktual shoqëror.
🗓 08 tetor
🕥 Ora 10:30
Ftojmë të gjithë artistët, studentët, kuratorët dhe të apasionuarit pas artit të marrin pjesë në këtë format dialogu që nxit reflektim dhe shkëmbim idesh mbi artin modern.
