Shfaqja “Aventurat e Winnie Pooh” te Teatri i Kukullave
Mirë se erdhe, Shtator!
Një muaj plot surpriza, ngjyra dhe emocione të reja po nis për fëmijët! 🎭🧸
Teatri i Kukullave sjell një premierë të re për vogëlushët e kryeqytetit, sepse pas një pushimi të merituar pas turit veror, Winnie rikthehet në shtëpinë e vet! 🐻💛
Por surprizat nuk mbarojnë këtu!
QKKF nis Ditët e Hapura, me konsultime dhe regjistrime për kurset, për t’ia lënë më pas skenën ditëve plot jetë të Festivalit Ndërkombëtar të Kukullave.
Për 4 ditë me radhë, Tirana do të mirëpresë trupa nga e gjithë bota, duke sjellë shfaqje, personazhe dhe histori që do të magjepsin të vegjlit. 🌍🎪
Festival poezie, punëtori, lexime kreative dhe shumë aktivitete të tjera do t’ju shoqërojnë ju dhe fëmijët tuaj në një sezon të ri, plot ngjyra, imagjinatë dhe kreativitet! 🎨📚✨
Shtatori sapo filloi… dhe ne mezi presim t’i zbulojmë të gjitha surprizat bashkë! 💫