Shfaqja e dokumentarit “Duke kundruar Bizantin nga Shqipëria” te BERK, Tiranë
Me rastin e BRIA FEST 2026 dhe në kuadër të Ditëve Europiane të Trashëgimisë, ju ftojmë në shfaqjen e dokumentarit “Duke kundruar Bizantin nga Shqipëria”.
📅 E diel, 27 shtator 2026
🕖 Ora 19:00
📍 BERK, Tiranë
Pas shfaqjes do të zhvillohet një bisedë mbi trashëgiminë bizantine në Shqipëri, me pjesëmarrjen e Andi Rembeci dhe Sokol Çunga.
Një mbrëmje kushtuar kujtesës historike, artit dhe trashëgimisë kulturore bizantine, si pjesë e Itinerarit të Peizazhit Kulturor Bizantin.
Hyrja e lirë.