Shfaqja e dokumentarit “Hora e Arbëreshëvet” te Fakulteti Filozofik, Prishtinë
Ju njoftojmë se më 4 dhjetor, në ora 13:00, në Fakultetin Filozofik do të shfaqet dokumentari “Hora e Arbëreshëvet”, realizuar nga gazetarja Vesa Guhelli.
Ky dokumentar i kushtohet 537-vjetorit të themelimit të Horës së Arbëreshëvet në Siçili të Italisë. Dokumentari trajton: – veshjen arbëreshe si shprehje artistike dhe identitare; – muzikën dhe këngët polifonike; – gjuhën arbëreshe si pjesë thelbësore të identitetit; – ruajtjen e identitetit në kohët moderne. Përmes intervistave, pjesëve muzikore dhe pamjeve autentike të harmonisë që i karakterizon komunitetin arbëresh të Siçilisë, dokumentari sjell artin, emocionin dhe trashëgiminë shekullore arbëreshe të Horës së Arbëreshëvet.
Ju ftojmë të merrni pjesë!