Shfaqja e filmit dokumentar “Më çoni në Qafë të Botës të shoh Çamërinë!” te Salla e Bashkisë Sarandë
Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” ju fton në një aktivitet të veçantë kulturor dhe historik në Sarandë!
Bëhuni pjesë e premierës së filmit dokumentar “Më çoni në Qafë të Botës të shoh Çamërinë!”, me skenar nga Luan Rama, regji nga Pandeli Çeço dhe producent Alket Veliu.
Gjithashtu, do të promovohet libri “Sherifeja – Dëshmia e një të mbijetuare nga gjenocidi grek në Çamëri (1944–1945)” i autorit Petrit Kasemi Begati, një rrëfim i fuqishëm që sjell në vëmendje kujtesën historike dhe vuajtjet e shqiptarëve të Çamërisë.
📍 Salla e Bashkisë Sarandë
📅 E shtunë, 27 Qershor
🕚 Ora 11:00
Ju mirëpresim!