Shfaqja e komedisë “Pallati 176” te Drejtoria e Përgjithshme të Arkivave

“Plasën çokollatat edhe këteja!” 🍫😋

Në pastë një komedi shqiptare që gozhdon familjen para ekranit, është shfaqja “Pallati 176” 😅. Prandaj, lër në shtëpi “teton paqejf” 😜 dhe eja në Kinemanë Verore të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave (DPA) 📍, për të ripërjetuar emocionet e një historie dashurie 💘, që ka trazuar pallatin mbarë 😂! Nëse ende heziton, “Spoiler Alert” ❗️ Banorët më të zhurmshëm do të jenë të ftuar. 🤫

Të hënën, më 28 korrik 🗓, ora 20:30 ⏰, do të na bashkohen në aktivitet disa aktorë të kastit të kësaj komedie kaq popullore😍. Mes të ftuarëve, do të jenë të pranishëm aktorët Eva Alikaj (Elsa), Gëzim Rudi (Fredi), Elida Janushi (Marjeta), Ilir Bezhani (Sandri), si edhe Evis Trebicka, e bija e protagonistit të ndjerë, Roland Trebickës😊.

“Pallati 176”, pjesë e repertorit të sezonit artistik në Kinemanë Verore të DPA-së, do të ekranizohet si rezultat i bashkëpunimit me Radio Televizionin Shqiptar (RTSH). 🤝

Rezervo ulësen në aplikacionin teater.arkiva.gov.al. 📱🔍
📍DPA, Rr. Jordan Misja, 8303, Tiranë
Hyrja është e lirë. 🤗

#ArkivatFrymëzojnë #Pallati176 #KinemajaVerore #DPA #AQSHF #OpenAirCinema

Date

28/07/2025
Aktivitete të Përfunduara

Time

20:30

Çmimi

Hyrje e lirë

Location

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave

Kategorite

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.