Shfaqja e teatrit “AMERIKAN” nga Ina Morinaj te Teatri “SKAMPA” Elbasan

“AMERIKAN”
Bad is good again !

🎭 Amerikan” është një vepër teatrale e dramaturgut amerikan Adam Seidel, një komedi e zezë bashkëkohore që eksploron marrëdhëniet njerëzore në situata ekstreme.

Ngjarja zhvillohet në një hapësirë minimaliste, përmes dialogëve të ngarkuar me tension, humor të hidhur dhe zbulesa të papritura.

Historia përqendrohet rreth Mitç Koenit, një llogaritar që, përballë tradhtisë dhe borxheve, vendos të bëjë një marrëveshje me një vrasës profesionist. Ajo që nis si një plan i ftohtë për hakmarrje shndërrohet në një rrjet të ndërlikuar ndjenjash, manipulimesh dhe vendimesh të pakthyeshme.

Vepra sjell në skenë temat e moralit të lëkundur, fuqisë, dëshirës dhe kufijve të dashurisë, përmes një gjinie të rrallë në teatrin shqiptarë: komedia e zezë, që ndërthur ritmin dinamik me tensionin dramatik dhe reflektimin social.

Një burrë, një grua dhe një marrëveshje me djallin.
“Amerikan” është një komedi e zezë që eksploron dashurinë, tradhtinë dhe kufijtë e moralit kur gjithçka vihet në rrezik.

🗓 3 & 4 Nëntor | 🕖 Ora 19:00
📍 Teatri “SKAMPA” Elbasan

Autori : Adam Seidel
Regjisore : INA MORINAJ

▪️Aktorë : Ledion Zoi, Linda Jarani, Lulzim Zeqja
▪️Kostumet : Sofi Kara
▪️Skenografia : Beqo Nanaj

🎫 Rezervoni biletat ☎️ 069 65 39 477
👉 Çmimi i biletës 300 lekë

Ne ju mirëpresim ❗️#amerikani #teatriskampa #elbasan #lulzimzeqja #ledjonzoi #lindajarani

Date

03/11/2025

Time

19:00

Çmimi

300 lekë

Location

Teatri Skampa Elbasan

Kategorite

QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.