Shfaqja për fëmijë “Këpucët prej rëre” te Teatri Metropol
Këpucët prej rëre 👟✨
Leo dhe Eliza jetojnë brenda shtëpisë së tyre dhe nuk kanë dalë kurrë jashtë saj. Gjithçka që dinë për botën e kanë mësuar nga një libër. Eliza, motra e madhe, është e kujdesshme dhe mbrojtëse, ndërsa Leo, vëllai i vogël, është plot fantazi, kureshtar dhe gjithmonë gati për lojë. Një mëngjes, Leo zgjohet i pari dhe nis të luajë me këpucët që bëjnë zhurmë brenda një kafazi dhe duken sikur duan të dalin jashtë. Dera e shtëpisë është e mbyllur me çelës, rregullat janë të qarta, por kureshtja fiton. Kur Eliza zgjohet dhe nuk e gjen vëllain, sheh derën hapur dhe niset pas tij. Kështu nis një aventurë e vogël që i çon të dy drejt zbulimit të botës dhe një ndjenje të re besimi. “Këpucët prej rëre” mëson për imagjinatën, dashurinë mes motrës dhe vëllait, guximin për të bërë hapin e parë dhe forcën për të përballuar frikën, duke i ftuar fëmijët ta përjetojnë këtë udhëtim në teatër. 🎭✨
Titulli: Këpucët prej rëre
Autor: Suzanne Lebeau
Regjia: Suela Xhonuzi
Interpretojnë: Silva Brahimataj, Erdet Miraka, Megi Bregasi
As. regji. Ina Elezi
Përktheu: Anjeza Murati
Skena & Kostumet: Ina Elezi
Formulimi muzikor: Suela Xhonuzi
Koreografia: Xhoni Spahi
🗓️ Çdo të shtunë dhe të diel | Ora 11:00
🎫 Çmimi i biletës 100 lekë
🧑🧑🧒🧒 Mosha 3+