Shfaqja për fëmijë “Kësulkuqja” në Roskovec

SHFAQJA PËR FËMIJË 🎭”KËSULKUQJA”🎭 NË ROSKOVEC.
Nën kujdesin e veçantë të Kryetares të Bashkisë Roskovec , Znj. Majlinda Bufi

Në datën 5️⃣ Mars

📍Pallati Kulturës Roskovec

Kësulëkuqja është një vajzë e mirë, e sjellshme dhe shumë e dashur me të gjithë. Një ditë, nëna e saj i jep një shportë me ëmbëlsira për ta çuar te gjyshja, që jeton në mes të pyllit. Ajo i thotë:
“Mos u ndal rrugës dhe mos fol me të huaj!”

Por rrugës, Kësulëkuqja takohet me një ujk dinak, i cili e pyet ku po shkon. Vajza e pafajshme ib tregon për gjyshen, dhe ujku vendos të arrijë më parë në shtëpinë e saj. Ai mashtron gjyshen, hyn brenda, e mbyll në dollap dhe vesh rrobat e saj për t’u shtirë si gjyshja.

Kur Kësulëkuqja mbërrin, ajo fillon të dyshojë:
“Gjyshja ime, pse i ke veshët kaq të mëdhenj?”
“Që të të dëgjoj më mirë, bija ime.”
“Po sytë, pse janë kaq të mëdhenj?”
“Që të të shoh më mirë.”
“Po goja, pse është kaq e madhe?”
“Që të të ha më lehtë!”

Në atë çast, ujku kërcen nga shtrati! Por për fat, një lgjuetar që kalon aty pranë e dëgjon britmën e vajzës, hyn brenda dhe shpëton Kësulëkuqen dhe gjyshen.

Që nga ajo ditë, Kësulëkuqja mësoi të mos u flasë të huajve dhe të mos largohet kurrë nga rruga e drejtë.

Date

05/03/2026
Kategorite

Location

Roskovec

QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.