Shfaqja për fëmijë “Zemërimi i shkronjave” te Teatri i Kukullave
Zonjusha dhe Zotërusha!
Këtë fundjavë kemi hyrë zyrtarisht në muajin e ALFABETIT! Jo pa qëllim, shkronjat rikthehen në shfaqjen aq të dashur për ju: Zemërimi i shkronjave.
🎭 📖 “Një luftë gjuhësore”, një komedi muzikore ku shkronjat e Abetares marrin jetë për t’u treguar fëmijëve sa e rëndësishme është të flasim bukur dhe saktë.
👦 Olsi dhe Ini janë dy djem që flasin me shkurtime, pa kujdes, duke shpikur një shqipe “moderne”. Kjo i zemëron shkronjat, të cilat vendosin të zhduken një e nga një nga fjalori… deri në momentin kur gjithçka ndryshon!
✨ Një shfaqje me tekst origjinal të Minerva Kumit e sjellë pas 40 vitesh në një version të freskët nga Endri Çela, që do të argëtojë, edukojë dhe frymëzojë të vegjlit. 🌟
Përshtatja & Regjia: Endri Çela
Kukullat: Sofi Kara
Skenografia: Beqo Nanaj
Muzika: Sokol Marsi
ME AKTORËT:
FLORIAN KOKONA
ILIA KAÇI
ESMERALDA KAME
ERMONELA ALIKAJ
ERDIT ASLLANAJ
JORIDA META
MADI SELIMI
FONIA & NDRIÇIMI: JULIAN LLUKANI
TEKNIK: GILDIAN DASHI
PIKTOR EKZEKUTUES: RENATO ALIÇKOLLI
PUNËTOR SKENE: BERNARD RAKIPI
👧 Mosha e sugjeruar: 5+
🗓 Datat: 1 & 2 Nëntor
⏰ Orari i shfaqjeve: 10:30 dhe 11:30 📍
Vendndodhja: Teatri i Kukullave
🎟 Biletat mund t’i siguroni pranë recepsionit të teatrit:
🗓 E mërkurë & e enjte: 09:00 – 13:00
🕔 E premte: 15:00 – 19:00
📆 Ditët e shfaqjes: 09:00 – 10:00
🔴 Vëmendje! Dyert e teatrit mbyllen 10 minuta para fillimit të shfaqjes. Ju ftojmë të vini në kohë që vogëlushët tuaj mos ta humbin këtë aventurë! ✨