
Shfaqja “Të parët dhe të fundit” me regji nga Marius Dhrami te Teatri Metropol
” The first and the last” – An absolute love and sacrifice story beyond every imagination!
“Të parët dhe të fundit” është një tragjedi e shkruar nga dramaturgu dhe novelisti anglez John Galsworthy, fitues i cmimit Nobel. Drama me nota policeske është e përqendruar në një vrasje në Londër që përfshin dy vëllezër, Keith dhe Larry Darrant, dhe një grua të re polake, Uanda. Larry, djali më i ri i familjes së mirënjohur Darrant, vret një burrë që tenton të abuzojë me të dashurën e tij Uandën e pas krimit kërkon ndihmën e vëllait të tij Keith avokat dhe këshilltar i Mbretërisë së Anglisë. Keith, një individ me synime të qarta karrieriste, përpiqet ta ndihmojë të vëllain për tu arratisur, por kur një burrë i pafajshëm arrestohet për krimin e kryer situata del jashtë kontrollit.
Një luftë psikologjike dhe emocionale midis dashurisë së pastër, trashëgimisë dhe peshës së mbiemrit, ndërgjegjes, koshiencës, fajit dhe drejtësisë, moralit dhe hipokrizisë. Një shfaqe ku shpaloset i gjithë dimensioni njerëzor, nga ndjenjat më të çiltra deri në interesat e skutave më të errëta të zemrave!
Regjisor: Marius Dhrami
Asistent regj: Jurgen Dervishi
Kostumografia: Frenci Gjerasi
Skenografia: Ibrahim Burgu
Në role: Erjon Hodo, Xhino Musollari, Megi Bregasi, Denardo Neziri, Serxhjo Danga, Erdi Kullolli
Grafik dizajn dhe foto: Kejsi Harizi
Premierë në Teatrin Metropol, në datat 14-15 Tetor, ora 20:00. Mos e humbisni!
@mdhrami @jurgendervishi_ @erjon_hodo
@megi.bregasi @_.serxhjo._ @tatamata_13 @denaardo.nezziri @kejsi_harizi @frenci.gjerasi.a.r.t @ibstagram_ @jurgendervishi_
