Shfaqja teatrale “Kostandini i Madh” te Sheshi i Kostandinit, Kalaja e Beratit
Miq të Dashur!
Nesër, e premte, dt 19 qershor, jemi në Berat, për shfaqjen teatrale kushtuar “Kostandinit të Madh” me titull: Nën këtë shenjë!
Shfaqja do të jetë në orën 19.00 në Sheshin e Kostandinit, Kalaja e Beratit
Kjo vepër artistike është një nga grantet e projektit Heritage Is Our Brand, dhe realizohet nga @rdaberat
Kjo vepër artistike është frymëzuar nga historia: E diela Pushim-dhurata e Kostandinit të madh. https://albaniaheritage.com/kostandini-i-madh-dhuroi-te-dielen/
..
Një mëngjes të vitit 321, Kostandini shikonte nga dritarja e pallatit të tij në Kostandinopojë. Ishte i lodhur nga punët e përditshme të perandorisë: luftëra, ligje, ndërtim qytetesh. Ushtarët, tregtarët dhe fshatarët e tij punonin pa pushim, ditë pas dite.
Atë ditë, ai mblodhi këshilltarët dhe tha:
– “Njerëzit e mi janë të lodhur. Ushtarët, fshatarët, tregtarët… të gjithë punojnë pa pushim. Pa ditë pushimi, pa kohë për familjen dhe për lutje, perandoria do të bëhet e fortë vetëm jashtë, por e varfër brenda. Le t’u japim të gjithëve një ditë për Zotin dhe për shpirtin.”
Dhe kështu, në vitin 321, ai shpalli dekretin e tij të famshëm:
E diela do të jetë ditë pushimi për të gjithë, ditë e Zotit, ditë e paqes dhe e lutjes.
Ju ftojmë në Berat, nesër ora 19.00