
Shfaqja teatrale “Në Altar” te Teatri Kombëtar Eksperimental
UNFPA, në bashkëpunim me Rrjetin e Organizatave “Zëri i të Rinjve”, mbështesin edukimin bashkëmoshatar dhe fuqizimin e të rinjve përmes artit dhe fjalës.
✨ E tillë është edhe vënia në skenë e shfaqjes teatrale “Në Altar”, nga studentja e regjisë Belkisa Zhelegu, ku dhimbja bëhet realitet dhe realiteti ngjan me çmendurinë. Një grua që endet në kufijtë mes iluzionit dhe së vërtetës, duke sfiduar sistemin dhe veten për të gjetur shërimin.
🧠Kjo vepër ngre zërin për shëndetin mendor, për ata që jetojnë në errësirë emocionale, dhe për ne – që duhet të mësojmë të dëgjojmë pa paragjykim.
🗓️26 & 27 Prill, ora 20:00
📍 Teatri Kombëtar Eksperimental
✅ Hyrja e lirë
#UNFPA #ZëriiTëRinjve #NëAltar
