Shfaqja teatrale “Ninulla e Zgjimit” nga Ema Andrea te Pallati i Kulturës, Lezhë
Në kuadër të përmbylljes së fushatës “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”Qendra e Gruas “Hapa të Lehtë” në bashkëpunim me aktoren Ema Andrea dhe Bashkinë Lezhë, prezantojnë shfaqjen teatrale “Ninulla e Zgjimit”.
E bazuar në dramën e shkurtër të autorit Revelly Robinson, kjo shfaqje vë në qendër zërin e gruas dhe realitetet e padukshme të dhunës, duke e përdorur artin si një mjet të fuqishëm ndërgjegjësimi dhe reflektimi.
📅 Data: 10 dhjetor 2025
📍 Vendi: Pallati i Kulturës “Dedë Ndue Lazri”, Lezhë
Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit “Krenar të Kemi të Drejta”,i financuar nga Delegacioni Europian në Shqipëri dhe i zbatuar nga shoqata COSPE Onlus, në partneritet me Qendrën e Gruas “Hapa të Lehtë” dhe Open Mind Spectrum Albania (OMSA).
@cospeonlus @omsalbania @proudtohaverightsproject
#euinalbania #cospeonlus #qendraegruashapatelehhtë #omsalbania #eudelegation #lezhe #16DitëAktivizmi #StopDhuna