Shfaqja teatrale “Te Tumja e Kajes” te gjimnazi “Havzi Nela” në Kukës
Shfaqja teatrale “Te Tumja e Kajes” bazohet në një rrëfenjë të lashtë, pjesë e eposit të bjeshkëve të Lumës. Ky cikël legjendash, të ruajtura gojarisht dhe të mbledhura nga nxënësit e rajonit Korab-Koritnik së bashku me prindërit dhe gjyshërit e tyre, frymëzohet nga natyra e zonës. Në hapësirën hbs, pjesa do të interpretohet nga gjimnazistët e shkollës “Havzi Nela” në Kukës.
***
Pjesë e projektit ‘’Një e Ardhme e Qëndrueshme për Rajonin Shar-Korab-Koritnik’’.