
Shfaqje Filmi & Bisedë: Labour Power Plant (2019) te Qendra e Artit Agimi
E HËNË | KINEMA AGIMI
19:00 // Shfaqje Filmi & Bisedë: Labour Power Plant (2019) nga artistët rezidentë Romana Schmalisch dhe Robert Schlicht
Në një qendër të re prodhimi, “Fabrika e Fuqisë Punëtore”, njerëzit transformohen në “burime njerëzore”: ata mësojnë si t’i përdorin aftësitë e tyre të përgjithshme për t’u ofruar në tregun e punës. Ky film që në pamje të parë duket si një distopi, nuk është aq larg realitetit, pasi bazohet dhe është modeluar sipas programeve dhe kurseve ekzistuese të trajnimit në qendrat e punës që regjisorët kanë vëzhguar gjatë kërkimeve të tyre në Paris dhe rrethinat e tij për disa vite me radhë.
Me regji nga Romana Schmalisch dhe Robert Schlicht, ky dokumentar eksperimental turnullon kufirin mes realitetit dhe trillimit, duke e ftuar publikun të reflektojë mbi vlerën dhe të ardhmen e punës njerëzore.
Kohëzgjatja: 85 minuta
Gjuha: Frëngjisht
Titra: Anglisht
Pas shfaqjes, do të zhvillohet një diskutim i hapur me regjisorët!
