Shfaqje-konferencë “Historia e fshehtë e Arrëthyesit” nga Nea Tandini te Teatri i Operas dhe Baletit

✨“Historia e fshehtë e Arrëthyesit. Përtej shkëlqimit të Krishtlindjeve” është një shfaqje-konferencë e konceptuar dhe prezantuar nga Nea Tandini, historiane e artit, e shoqëruar nga Orkestra Simfonike e Teatrit Kombëtare të Operës dhe Baletit, nën dirigjimin e Sergio Alapont.

🪄 Një hulumtim intensiv dhe plot emocion mbi historinë e fshehtë të kompozimit të Arrëthyesit nga Pyotr Ilyich Tchaikovsky, përtej imazhit festiv dhe magjik ku ne mendojmë se kjo vepër është ngjizur.

✨E porositur nga Teatri Perandorak i Rusisë si një balet i Krishtlindjeve, kjo vepër u krijua nën presion të madh dhe në një periudhë të errët personale për kompozitorin. Shfaqja-konferencë ndjek hap pas hapi Tchaikovsky-n në vitet 1831–1892, procesin e kompozimit, mungesën e frymëzimit dhe stuhinë emocionale që shoqëroi krijimin e baletit, deri në momentin kur ai gjeti, në fund, shpresën dhe forcën për të vazhduar përmes muzikës.

22 dhjetor, ora 18:00
Hyrja është e lire.

Date

22/12/2025

Time

18:00

Çmimi

Hyrje e lirë

Location

Teatri i Operas dhe Baletit
QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.