Shfaqje për fëmijë “Delja e detit” te Teatri i Kukullave

Delja 🐑 e detit 🌊, një shfaqje që bën bashkë aktorët dhe fëmijët si protagonistë në shfaqje, rikthehet këtë fundjavë.

Delja 🐑 ka vetëm një dëshirë: të ushqehet me bar 🌱 të njomë. E gjendur në mungesë të barit, vendos të hidhet në det 🌊. Por edhe aty zhgënjehet. Pas shumë dilemash vendos të ndryshojë plan.

Çfarë do të ndodhë me delen e detit? Zbulojeni këtë fundjavë, në teatrin 🎭 më të gëzueshëm në qytet 😍.
Një shfaqje inovative, me një kuartet brilant personazhesh që do përcjellin mesazhe të forta për mbrojtjen e mjedisit.

Autor: Nelson Mulla
Regjia: Aldion Matarangasi
Animacioni: Renato Aliçkolli
Kukullat: Ledian Gjeçi
Me aktorët: Jorida Meta, Florian Kokona, Ilia Kaçi, Aleksandër Grami, Elidon Alika

Biletat mund t’i blini pranë recepsionit të Teatrit të Kukullave, të mërkurë – të enjte, ora 09:00-13:00.
Të premten: 14:00-19:00
Të shtunë dhe të diel: 09:00-10:00

Vëmendje: Dera e teatrit mbyllet në orën 10:15, ndaj ju lutem të respektoni oraret e shfaqjes. FALEMINDERIT!

Date

22 - 23/03/2025
Aktivitete të Përfunduara

Time

10:30 - 11:30

Çmimi

Me biletë

Location

"Teatri i Kukullave" Tiranë
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart