Shfaqje për fëmijë “PYLLI MAGJIK” nga TEATRI I KUKULLAVE

Shfaqje për Fëmijë: PYLLI MAGJIK 🌲✨
Një aventurë për guximin, miqësinë dhe fuqinë për të mposhtur frikën!

📍 Vendi:TEATRI I KUKULLAVE @teatrikorce
📅 Data: 19/07/2025
🕒 Ora: 11:00/13:00
🎟️ Biletat: 30 minuta para shfaqjes ejani tërhiqni biletat.

📍 Vendi: @qendramultifunksionalepogradec POGRADEC
📅 Data: 20/07/2025
🕒 Ora: 11:00
🎟️ Biletat: 30 minuta para shfaqjes ejani tërhiqni biletat.

📍 Vendi: @teatri_zihni_sako_gjr GJIROKASTËR
📅 Data: 22/07/2025
🕒 Ora: 11:00/13:00
🎟️ Biletat: 30 minuta para shfaqjes ejani tërhiqni biletat.

Kur një vajzë dhe një djalë ndjekin një flutur të ndritshme, ata largohen shumë nga shtëpia dhe humbin në një pyll misterioz, ku çdo gjë është ndryshe. Aty takojnë Fifin, një fëmijë që kishte humbur prej vitesh dhe ishte kthyer në magjistarin e pyllit.

Fifi nuk mban mend as emrin e tij të vërtetë, por ka mësuar një gjë të rëndësishme: çdo fëmijë ka një derë për të dalë nga pylli, por duhet të mposhtë frikën që mban brenda vetes.

🧙‍♂️ Me ndihmën e Fifit, fëmijët mësojnë të përballen me ndjesitë e tyre, të besojnë te vetja dhe të zbulojnë portën për t’u kthyer në shtëpi – më të fortë, më të guximshëm dhe më të mençur.

🌟 Një shfaqje plot magji, emocione dhe mesazhe të rëndësishme për fëmijët dhe prindërit. Ejani të zhyteni në një botë ku gjithçka është e mundur!

Date

19/07/2025

Time

11:00 - 13:00

Çmimi

Me biletë

Location

Teatri Korçë

Vendndodhje të tjera

Pogradec
Teatri "Zihni Sako" Gjirokaster

Kategorite

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart