Shkolla Verore e Alpeve Shqiptare II në Parkun Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”

Shkolla Verore e Alpeve Shqiptare II
HARTËZIMI I PEIZAZHIT KULTUROR NË VENDBANIMET E ALPEVE SHQIPTARE

Vendndodhja: Nikç, Kelmend, Lugina e Cemit,
Parku Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”
Datat: 11-20 Korrik 2025
Organizuar nga GO2Albania
Bashkëpununëtorë: Rrjeti Tramontana @reseautramontana , Administrata e Zonave te Mbrojtura, Shkodër @adzm_shkoder
Financuar nga: Prespa Ohrid Nature Trust – PONT, #BashkimiEuropian @european.union dhe programi “CLOE” Marie Skłodowska-Curie Actions

Parku Kombëtar “Alpet e Shqipërisë” (Kategoria II e IUCN) është shpallur me VKM Nr. 59, dt 26.01.2022, si parku më i madh në Shqipëri, me sipërfaqe 82 844,65ha. Pozicionuar në pjesën më veriore të vendit, Parku shtrihet në Bashkitë Shkodër dhe Malësi e Madhe të Qarkut Shkodër dhe në Bashkinë Tropojë të Qarkut Kukës. Në jug kufizohet me 3 parqe natyrore: “Nikaj-Mertur” (2014), “Lugina e Shalës” (2022) dhe “Shkrel” (2016). Ndërsa në veri me PK “Prokletije” (2009) të Malit të Zi, në verilindje me PK “Bjeshkët e Nemuna” (2012) të Kosovës – dhe të tre së bashku, këto parqe përbëjnë Alpet Shqiptare që shtrihen në ekstremin juglindor të Alpeve Dinarike.
Alpet Shqiptare përfaqësojnë rajonin më madhështor të Shqipërisë. Ata janë vendi i miteve dhe i legjendave, i Këngëve të Kreshnikëve dhe i Kanunit, i trimave që nisen për luftë me kângë mâjekrahu e nderohen me gjâmë burrash, i besës dhe i burrneshave. Alpet janë origjina dhe territori i shumicës së 10 fiseve të paepura të Gegnisë, të shpërndarë përgjatë historisë që nga Danubi e deri në Egje, e që nga Apeninet deri përtej Atlantikut.
Mënyra tradicionale e jetesës së banorëve të vendosur që nga luginat e lumenjve e deri në përrenjtë më të thellë e më të izoluar, ka evoluar shumë ngadalë përgjatë 3 mijë viteve të fundit, duke formësuar peizazhin kulturor.
Ky peizazh përmban trashëgimi të çmuar historike, antropologjike, arkeologjike, ekologjike dhe shpirtërore, shpesh të rrezikuar nga braktisja, modernizimi, por edhe nga ndryshimet klimatike.

▶ Kjo shkollë verore 10-ditore do të zhvillohet në njërin preje vendbanimeve më të thella dhe më të ruajtura të Alpeve dhe do të ofrojë një përvojë unike dhe të thelluar në terren për njohjen, dokumentimin dhe hartëzimin e peizazhit kulturor të tij, për të ndihmuar në të kuptuarit e civilizimit rural në malësitë e Gegnisë.
Programi krijon një hapësirë ndërdisiplinore për njohje në terren të vendbanimit malor në rajonin verior të Shqipërisë, reflektim kritik dhe prodhim kolektiv njohurish.

Objektivat:
– Të eksplorojë dhe të identifikojë peizazhin kulturor të një vendbanimi malor përmes punës në terren;
– Të dokumentojë elementët fizikë të peizazhit kulturor përmes metodave ndërdisiplinare dhe t’i interpretojë ato;
– Të rrisë ndërgjegjësimin për vlerat dhe rreziqet që i kanosen peizazheve kulturore malore si trashëgimi e vyer me vlera antropologjike, historike, kulturore dhe mjedisore.

Date

11 - 20/07/2025

Më shumë info

Lexo më shumë

Location

Parku Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”

Kategorite

Lexo më shumë
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart