“Shtegu i Poezisë Fishtjane”

📌 “Shtegu i Poezisë Fishtjane” 😍
Një udhëtim magjik përmes fjalës së At Gjergj Fishtës, ku i gjithë fshati Fishtë hap zemrën, dyert e shtëpive dhe bujtinave për të pritur miqtë vizitorë, të apasionuar pas poezisë dhe gastronomisë tradicionale.

😍Mikpritja fishtjane bëhet kështu përvojë e gjallë, që ndriçon shpirtin dhe shijen!
Ky është vetëm një prej shumë aktiviteteve të organizuara nga Bashkia Lezhë në kuadër të Tetorit Fishtjan 2025.

🗓 Më 23, 24 dhe 25 Tetor, në Fishtë ju presin:
📖 100 thënie fishtjane, të vendosura përgjatë një shtegu poetik që i jep jetë urtësisë, humorit dhe mençurisë së një prej figurave më të mëdha kombëtare.

🎶 Poezi në çdo hap.
🫓 Shije vendase.
🤝 Mikpritje si askund tjetër!
🎉 Poezia është më e bukur kur e shoqëron mikpritja.

📌E gjitha kjo, falë përkushtimit të Bashkisë Lezhë, banorëve dhe bizneseve të zonës, të cilët do t’ju presin me zemër e sofrë të hapur:
1️⃣ Memoriali i “At Gjergj Fishtës”
2️⃣ Oazi Fishtë
3️⃣ Guesthouse “Si N’Shpi Tande”
4️⃣ Mobileri Koleci
5️⃣ Guesthouse “Me Rá”
6️⃣ Ferma e Nardit
7️⃣ “Tringa” Guesthouse
8️⃣ Guesthouse “Koleci”
9️⃣ Fishta Guesthouse
🔟 Katund Bar
1️⃣1️⃣ Mrizi i Zanave
1️⃣2️⃣ Guesthouse “Vitoria”

🟢 Me mbështetjen e Bashkisë Lezhë, dhe Drejtorisë së Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore, kjo nismë kulturore kthehet në një përvojë unike që bashkon traditën, turizmin dhe krenarinë lokale!

📍 Ejani në Fishtë dhe ecni në gjurmët e Fishtës, aty ku fjala bëhet udhë dhe mikpritja bëhet përjetim!

Date

23 - 25/10/2025

Time

11:00 - 18:00

Location

Fishtë, Lezhë

Kategorite

QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.