Si ndërtohet një institucion i pavarur kulturor?

Fondacioni “Lumbardhi” u themelua në vitin 2015 me misionin për të mbrojtur nga privatizimi dhe shkatërrimi Kinemanë “Lumbardhi”, një objekt i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore, që tregon për historinë komplekse jo vetëm të Prizrenit, por edhe të Kosovës gjatë shekullit të njëzetë e deri në ditët e sotme.

Paralelisht me mbrojtjen e kësaj godine historike, nuk kanë munguar përpjekjet për rijetësimin e saj, kontekst në të cilin angazhimi afatgjatë dhe mbështetja e qëndrueshme nga komuniteti artistik lokal kanë luajtur një rol të rëndësishëm. Kjo e ka kthyer Kinemanë “Lumbardhi” në një nga hapësirat kulturore më të rëndësishme të Prizrenit e më gjerë, në të cilën janë zhvilluar ngjarje të rëndësishme kulturore rajonale e ndërkombëtare, ku spikat veçanërisht marrëdhënia gati simbiotike me festivalin e mirënjohur të filmit dokumentar DokuFest.

Pëgjatë këtij procesi gati dhjetëvjeçar, Fondacioni “Lumbardhi” është shndërruar në një terren për formulimin dhe testimin e modeleve dhe praktikave alternative të krijimit e menaxhimit të një institucioni kulturor. Bashkëbisedimi me drejtuesin aktual të këtij institucioni do të përqendrohet në mënyrat se si këto modele e praktika alternative ndërlidhen me proceset e ruajtjes së trashëgimisë kulturore, të shtetndërtimit, të nxënies kolektive, si edhe të raportit të artit e kulturës me qytetin.

Ju mirëpresim të mërkurën, më 30 tetor 2024, në orën 11:00, në sallën “Aleks Buda” në Akademinë e Shkencave, për këtë Lectio Magistralis të organizuar nga Qendra e Studimit të Arteve, ku me zotin Ares Shporta, do të bashkëbisedojë studiuesja dr. Jonida Gashi.

Tags: ,

Date

30/10/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

11:00 - 13:00

Çmimi

Hyrje e lirë

Location

Akademia e Shkencave

Kategorite

Organizer

Akademia e shkencave të Shqipërisë
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart