“Sol International Music Festival” Vuno
Me shumë kënaqësi ju ftojmë në edicionin e tretë të SOL International Music Festival!
Më 7 dhe 8 gusht, në oborrin e Kishës së Shën Spiridhonit në Vuno, artistë me karrierë ndërkombëtare nga vende të ndryshme të Europës do të bashkohen për dy mbrëmje të veçanta muzikore.
Një falënderim i veçantë shkon për mbështetjen e pakushtëzuar të
Bashkisë Himarë dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.
🎟️ Hyrja e lirë!
🥂 Pas çdo koncerti, ju ftojmë të bashkoheni me artistët në një koktej, për të ndarë së bashku atmosferën e festivalit.