Strategjia Kombëtare e Kulturës 2026-2030
Më 3 qershor, prezantohet Strategjia Kombëtare e Kulturës 2026–2030, rezultat i një procesi të gjerë bashkëpunimi që ka përfshirë ekspertë, profesionistë të kulturës, artistë, institucione, organizata dhe komunitetet kulturore.
I udhëhequr nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, me mbështetjen e Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS) dhe Fondazione Santagata, procesi ka synuar të ndërtojë një vizion të përbashkët për të ardhmen e kulturës shqiptare.
Strategjia përcakton vizionin, objektivat dhe prioritetet kryesore për zhvillimin e sektorit kulturor në periudhën 2026–2030, duke e vendosur kulturën në qendër të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit. Ajo e konsideron kulturën si një forcë nxitëse për rritjen ekonomike, fuqizimin e kohezionit social, zhvillimin e industrive kreative dhe avancimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.
Bëhuni pjesë e konsultimit publik dhe njihuni me vizionin për zhvillimin e kulturës në vitet e ardhshme!
📅 3 Qershor 2026
🕙 Ora 10:00 – 12:00
📍 Salla Blu, Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Tiranë